Robot të armatosur të krijuar për të luftuar ISIS'n (Video)

  • 26 August 2016 - 22:26
Robot të armatosur të krijuar për të luftuar ISIS'n (Video)

Luftëtarët e ISIS do të përballen edhe me një robot të armatosur.

“Baghdad Post” thotë se dy vëllezër anonimë nga Iraku kanë realizuar një robot të madh sa një makinë, të telekomandueshëm nga rreth 1 km larg, dhe të armatosur me mitraloz të rëndë dhe predha “Katjusha”. Forcat Irakiane të Sigurisë do ta përdorin këtë robot në përpjekjet për të rimarrë qytetin e Mosulit.

Sigurisht që përdorimi i mjeteve të armatosura pa njerëz në bord nuk është gjë e re. Dronët kanë hedhur me mijëra bomba nga qielli në vitet e fundit. Por fakti që ky është realizuar nga dy persona e bën idenë të veçantë dhe të frikshme.

Roboti ka katër kamera nëpërmjet të cilave drejtuesit shohin me saktësi vendndodhjen. Për fat, është 100% i telekomandueshëm dhe aspak autonom, por robotët e armatosur autonomë nuk është se nuk ekzistojnë.

Rusia dhe Amerika kanë testuar vazhdimisht armatime të tilla autonome, madje, thuhet se Amerika ka përdorur tre të tillë po në Irak, në vitin 2007. Robotët duhej të futeshin në territor armik për vëzhgim e të qëllonin në mënyrë autonome nëse ndijuesit elektronikë diktonin lëvizje. Por sistemi u braktis menjëherë, pasi roboti e ngriti armën atëherë kur nuk duhej, duke u kthyer në rrezik për të gjithë.

(Kosova Sot)