Zjarret përfshijnë edhe Velipojën

  • 27 August 2016 - 09:00
Zjarret përfshijnë edhe Velipojën

Zjarret zgjerojnë hartën e shtrirjes në Shqipëri ku pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket. Ato janë konstatuar pasditen e së premtes në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë.

Erërat e forta favorizuan përhapjen dhe në pak kohë u dogjën disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet si pasojë e erërave.

(Kosova Sot)