Tornado mbi plazh, tmerrohen pushuesit në qytetin rus (Video)

  • 27 August 2016 - 13:13
Tornado mbi plazh, tmerrohen pushuesit në qytetin rus (Video)

Qyteti rus turistik i Soçit u zgjua për herë të parë nga ajo që dukej si tornado kërcënuese mbi plazhet e saj, raporton “RT”.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një tornado mbi vendpushimin turistik, të shtunën në mëngjes.

Agjencia e emergjencave lokale u ka kërkuar banorëve të tmerruar të tregohen të kujdesshëm.

“Gjatë orëve të ardhshme dhe deri në fund të ditës në rajonin e Soçit ekziston rreziku i formimit të një tornadoje masive”, tha në një deklaratë në internet Ministria e Emergjencave ruse.

 

🌪

A video posted by Tanya Chuprowa (@tanatanysha) on

(Kosova Sot)