Clinton mbështetet nga shumica e të rinjve

  • 27 August 2016 - 13:29
Clinton mbështetet nga shumica e të rinjve

Më shumë se gjysma e votuesve të grupit mes moshës 18-35 vjeçare që kanë marrë pjesë në anketën e Universitetit Quinnipiac në SHBA, kanë deklaruar se në zgjedhjet presidenciale do të përkrahin kandidaten e Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Sipas njërës prej anketave më të fundit në vend, të rinjtë e gjeneratës ''Y'' që për herë të parë do të votojnë, kandidatin e partisë Republikane Donald Trump e konsiderojnë si një njeri ''me mungesë mëshire'', si dhe aftësinë dhe përvojën e tij e komentojnë si të pamjaftueshme.

Në anketën e realizuar nga Universiteti Quinnipiac mes datave 18-24 gusht, në të cilën kanë marrë pjesë 1.498 votues, shkalla e Clintonit u bë 10 për qind më shumë se ajo e Trumpit. 

(Kosova Sot)