Italia u jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (Foto)

  • 27 August 2016 - 13:30
Italia u jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (Foto)

Një funeral masiv po zhvillohet në Itali për disa nga 284 njerëzit e vrarë në tërmet i fuqishëm i së  mërkurës.

Ceremonia për 34 viktimat nga qyteti i Arquata po mbahet në një sallë sportive në kryeqytetin rajonal.

Arkivolet, janë  vënë  në radhë në dysheme, përfshirë dy të bardhë të pikturuar për dy fëmijëve të vrarë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi rajonin qendror, u rrit brenda natës me gjetjen e shumë trupave.

Kryeministri Matteo Renzi është në mesin e personaliteteve që marrin pjesë në këtë funeral.

Presidenti Sergio Mattarella vizitoi më parë Amatricen, qytetin me numrin më të lartë të viktimave.

Misionet e shpëtimit janë penguar nga qindra tronditje, njëra prej të cilave ka dëmtuar rëndë një urë të rëndësishme në Amatrice.

“Le të shpresojmë se nuk do të shembet i gjithë qyteti”, tha kryetari Sergio Pirozzi.

_90946476_01cec373-aaa6-4bb6-9f2c-c8b917917d79_90946236_958c433e-feeb-483a-842c-61a961d4bb2e

(Kosova Sot)