Babai denoncon të zhdukura dy vajzat adoleshente: Janë larguar me fqinjën

  • 27 August 2016 - 13:48
Babai denoncon të zhdukura dy vajzat adoleshente: Janë larguar me fqinjën

Policia e Pogradecit ka njoftuar sot denoncimin e bërë nga B.Ç, 45 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme.

Ky shtetas ka deklaruar se dy vajzat e tij, shtetaset B.Ç, 16 vjeç dhe L.Ç, 14 vjeç, së bashku me fqinjën e tyre shtetasen A.B,16 vjeç, janë larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre. Nga ana e Policisë, po vijojnë kërkimet, për gjetjen e tre vajzave.

(Kosova Sot)