Policia zbulon 16 parcela me hashash në Memaliaj

  • 27 August 2016 - 15:03
Policia zbulon 16 parcela me hashash në Memaliaj

Vijojnë aksionet anti Cannabis në gjithë vendin, ku sot është njoftuar nga policia edhe një tjetër rast asgjësimi i bimëve narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Përroi i Selaj ", Zhapokik 1 ,Njësia Administrative Luftinjë , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 20  parcela  16 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.  

 Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

(Kosova Sot)