Mjekët: Donald Trump do ishte presidenti më i shëndetshëm

  • 27 August 2016 - 16:30
Mjekët: Donald Trump do ishte presidenti më i shëndetshëm

Nëse Donald Trump do të zgjidhet shefi i Shtëpisë së Bardhë, ai do të jetë një nga presidentët që gëzon shëndetin më të plotë. Të paktën këtë thotë ekzaminimi i fundit i bërë nga doktor Harold Bornstein, i cili ndjek shëndetin e Trump për 25 vite me radhë.

Ai thotë se testi i fundit ka nxjerrë veçse rezultate pozitive. Por për të shkruar këtë raport, mjeku thotë se iu deshën vetëm 5 minuta. “Nga nxitimi,- tha ai- pasi po më priste poshtë limuzina, kam frikë se disa fjalë nuk janë të përshtatshme për atë që doja të thosha”.

Megjithatë mjeku shtoi se, 70-vjeçari Donald Trump nuk pi cigare as alkool, bën një jetë të shëndetshme si çdo njeri që stërvitet rregullisht dhe pema e tij familjare ka gëzuar shëndet të plotë dhe ka gene të shkëlqyera. Ndërsa demokratët e kanë cilësuar atë thjesht si një copë letre qesharake.

Por, me mjekun e Donald Trump nuk ndan të njëjtin mendim studimi më i fundit i udhëhequr nga doktori i Oksfordit Kevin Dutton. Sipas tij, miliarderi ka më shumë shenja çrregullimesh mendore sesa vetë Adolf Hitler. Ndërsa në vend të parë renditet Sadam Husein.

Ditët e fundit, Trump dhe aleatët e tij kanë vënë seriozisht në pikëpyetje shëndetin e Hillary Clinton, e cila thotë se janë thjesht hipoteza të pabaza.

(Kosova Sot)