Gjirokastër, vodhi me armë dhe prodhonte municione luftarake, në pranga 28 vjeçari

  • 27 August 2016 - 17:50
Gjirokastër, vodhi me armë dhe prodhonte municione luftarake, në pranga 28 vjeçari

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 28 vjeç për veprat penale vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Sipas policisë është bërë ndalimi i shtetasit Luiz Sinanaj , 28 vjeç, banues në Memaliaj.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015 i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes  me armë në datë 03.03.2015 në fshatin Dukaj, Tepelenë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë dhe automjeti tip "Mercedes " me targa IMZ  8995 .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Kosova Sot)