Policia vendos 1.871 masa administrative, vijon fushata sensibilizuese

  • 27 August 2016 - 19:13
Policia vendos 1.871 masa administrative, vijon fushata sensibilizuese

Policia e Shtetit vijoi fushatën sensiblizuese për rritjen e parametrave rrugore në pikën e kalimit kufitar Bllatë dhe akset rrugore të Qarkut.

Mijëra fletë palosjeve u shpërndanë duke iu dhënë drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale.  Fushata sensibilizuese sot po vijon  ne  Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë dhe në akset rrugore  të Qarkut Dibër.

Ndërkohë janë vendosur gjithsej 1.871 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  59 Leje Drejtimi , nga këto: 16 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 18 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur  283 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari,  82 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 230 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim  Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.

(Kosova Sot)