Kapet në aeroport duke shkuar në Siri 17 vjeçari nga Gjilani

  • 27 August 2016 - 20:22
Kapet në aeroport duke shkuar në Siri 17 vjeçari nga Gjilani

Lirim Robelli 17 vjeçar nga Gjilani është ndaluar nga Policia e Kosovës, i cili ishte nisur për të shkuar në Siri

Robellit i cili ishte nisur në shkurt të vitit 2015 për të shkuar në Siri, i është ndërprerë rruga në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Më shqetësues  se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.

Në letërnjoftim Lirimi nuk e ka mbiemrin Robelli por Rexhepi.

Babai i Lirimit, ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimit, Lirimit i është lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit, raporton transmetuesi publik.

Ndonëse i mitur, gjykata urdhëroi që ai të vuante dënimin në institucionin edukativo-korrektues. Por, babi i tij thotë se vendimi i gjykatës nuk po zbatohet për shkak se djali i tij  po vuan dënimin në burgun e Lipjanit bashkë me të tjerët që kanë kryer krime të rënda.

(Kosova Sot)