Statuja e Nënë Terezës do të vendoset edhe në SHBA

  • 27 August 2016 - 20:26
Statuja e Nënë Terezës do të vendoset edhe në SHBA

Statuja e Nënë Terezës do të vendoset edhe në parkun Battery në Manhatan, javën e ardhshme.

Komuniteti shqiptar në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të nderojë Nënë Terezën me një statujë.

Statuja e shenjtores së ardhshme, është sponsorizuar nga Mark Gjonaj dhe ajo është punuar e gjitha në bronz. 

Projekti ka qenë në punim e sipër prej muajsh dhe liderët e komunitetit të Bronx nga të gjitha besimet kanë njoftuar se tashmë po realizojnë detajet e fundit.

(Kosova Sot)