Rrezikohen banesat, neutralizohet zjarri në Orosh

  • 27 August 2016 - 21:50
Rrezikohen banesat, neutralizohet zjarri në Orosh

Neutralizohet zjarri në malet e Oroshit, i cili rrezikoi edhe banesat. Mësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, nga flakët u rrezikuan dhjetra banesa.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Mbrotjes angazhoi një helikopter, i cili prej disa orësh po punon për shuarjen e zjarrit. Po sipas MM-së, forca të shumta të ushtrisë janë angazhuar për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve.

Po ashtu, në Shëngjin flakët u riaktivizuan sërish gjatë natës. Mësohet se tre vatra zjarri janë aktive në malin e Shëngjinit. Vatrat e zjarrit janë mbajtur nën kontroll gjatë dites se djeshme, por natën janë riaktivizuar.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 100 forca ushtria dhe një helikopter po punojnë për shuarjen e zjarrit. Lufta me zjarret që përfshinë këtë zonë, të vendosura qëllimisht për ripërtëritjen e kullotave, vijon prej disa ditësh.

(Kosova Sot)