Kapet pas 40 vjet kërkimesh peshku “hundëderr” (Foto)

  • 27 August 2016 - 23:49
Kapet pas 40 vjet kërkimesh peshku “hundëderr” (Foto)

Ekzistonte si një legjendë urbane dhe për të ishte folur për më shumë se 40 vjet, por ka qenë një 19 vjeçar ai që ka arritur të kapë peshkun gjigant 3 metra të gjatë, i cili peshonte 295 kilogramë, pranë qytetit të Lillooet, në lumin Fraser të Kanadasë.

Peshkatarësh ishin në dijeni të këtij lloji, por prej dekadash nuk e kishin parë atë. Për “përbindëshin” tri metra të gjatë, janë ngritur legjenda nga banorët e kësaj zone për më shumë se 40 vite, falë madhësisë dhe hundës së çuditshme ngjyrë rozë. Mendohet që përpara 40 vjetësh të kishte dëmtuar hundën, e cila mori edhe formën komikë dhe banorët vendas e identifikonin atë si peshku “hundëderr”.

Tashmë peshkatari 19-vjeç Nick McCabe është shndërruar në një hero për banorët e këtij vendi.

Askush nuk e di origjinën e këtij peshku, por besohet ai besohet të jetë rreth 80 vjeç duke u bazuar te madhësia e tij gjigante.

(Kosova Sot)