Rrahu nënën 101 vjeçe, arrestohet djali

  • 28 August 2016 - 09:53
Rrahu nënën 101 vjeçe, arrestohet djali

Goditet një tjetër rast i veprës penale të “Dhunës në familje”. Ditën e djeshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë Faik  Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases H.A, 101 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”

(Kosova Sot)