Asgjësohen mijëra bimë kanabis në Tropojë

  • 28 August 2016 - 10:06
 Asgjësohen mijëra bimë kanabis në Tropojë

Policia ka asgjësuar 1.250 rrënjë kanabis të mbjella në 4 parcela në Tropojë.

Bimët narkotike u gjetën gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Palç, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Palç”.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot)