Trupi i pa jetë i gruas që u gjet në Sitnicë, u dërgua për obduksion

  • 28 August 2016 - 11:01
Trupi i pa jetë i gruas që u gjet në Sitnicë, u dërgua për obduksion

Ditën e djeshme ishte gjetur një trup i pajetë i një gruaje në Lisicë të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se trupi është gjetur në lumin Sitnica, ku vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes, njofton policia, kishin dalë njësitet policore dhe njësiti zjarrfikës të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë.

(Kosova Sot)