Sulmohen tanket turke në veri të Sirisë

  • 28 August 2016 - 11:38
Sulmohen tanket turke në veri të Sirisë

Tanket e ushtrisë turke të cilët janë futur në veri të Sirisë për të luftuar kurdët dhe terroristët e ISIS janë sulmuar me raketa.

Në shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme në rajonin juglindor të vendit, ushtria turke ka dërguar tanke në territorin sirian për të luftuar eterroristët e ISIS si dhe grupimet e militantëve kurdë. Ata kanë sulmuar përgjatë orëve të fundit duke shkatërruar në total afro 70 objektiva.

Ndërkohë, mediat raportojnë se në këtë ofensivë Turqia po bashkëpunon edhe me rebelë sirianë. Dhjetëra tanke të ushtrisë turke kanë kaluar kufirin jugor për t’u futur në territorin sirian, vetëm pak ditë pas sulmit me bombë në qytetin Gaziantep.

Në një komunikatë për mediat, Presidenti i vendit, Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se qëllimet e kësaj ofensive janë dy: Shkatërrimi i ISIS si dhe lufta kundër militantëve kurdë.

(Kosova Sot)