Qeveritarët i frikësohen më së shumti dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi (Foto)

  • 28 August 2016 - 12:01
Qeveritarët i frikësohen më së shumti dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi (Foto)

Gazeta "Kosova Sot" online ka zhvilluar një anketë me qytetarët lidhur me çështjen e dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, të cilave politikanët e Kosovës nuk po u qasen fare nga frika se nga këto dyja ata do të pësonin më së shumti.

Në pyetjen e gazetës se kush më së shumti i frikësohet dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, ku janë  përfshirë politikanët, qeveritarët, gjykatësit e prokurorët dhe mafio biznesmenët, qytetarët si më të frikësuarit i kanë nxjerrë qeveritarët. 54.7 për qind e tyre mendojnë se qeveritarët janë ata që më së shumti i frikësohen dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi dhe pas tyre vijnë politikanët me 26. 1 për qind.

Qytetarët kanë renditur të tretët gjyqtarët dhe prokurorët për të cilët janë shprehur 10.8 për qind e tyre, kurse 8.4 për qind e qytetarëve janë shprehur se mafio biznesmenët frikësohen nga dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi, raporton gazeta Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)

 

Image