Cuculoski: Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët

  • 28 August 2016 - 12:07
Cuculoski: Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët

“Partitë e kidnapojnë të vërtetën për të futur huti tek qytetarët, ndërsa hutia paraqet hap drejt defetizmit. Kur njerëzit nuk mund ta vërtetojnë se çfarë është e vërteta, pyeten se cili është kuptimi i angazhimit të tyre”, thotë profesori Ljubomir Cuculovski në një intervistë për REL

Ai konsideron se publikimi i „bombave“ ka shkaktuar mobilizim të caktuar në opinion.

„Prisja se reagimet e qytetarëve do të jenë shumë më të ashpra, jo në kuptimin të dhunshme, por më të ashpra në kuptimin se do të mobilizohej më tepër opinioni intelektual, se do të kemi më tepër shkrime nga intelektualët tonë të dalluar, qofshin ata sociologë, filozofë, ekonomist apo shkrimtarë e artistë, sepse ata në një mënyrë janë pjesë shënjuese e një kombi.

Ndoshta kjo ka të bëjë mes tjerash jo vetëm me ndarjen partiake të shoqërisë sonë, sepse një pjesë më e madhe e intelektualëve tonë padyshim bëjnë pjesë në qarqe të caktuara politike ose partiake dhe natyrisht edhe unë si individ i takoj ndonjë partie, por kur jam intelektual, atëherë duhet të jem intelektual dhe të gjithë atë që e kam private duhet ta lë anësh“, thotë profesori.

“Nuk mund të prisni që i tërë opinioni të ngrihet në këmbë nëse ju nuk i nxirrni të gjitha xhirimet në publik, por e publikoni vetëm atë që ju përgjigjet, sepse ka situata kur duhet të tejkalohet edhe interesi partiak”, konsideron Cuculovski.

(Kosova Sot)