Fëmijët viktimat kryesore të katastrofës në Siri

  • 28 August 2016 - 12:17
Fëmijët viktimat kryesore të katastrofës në Siri

Fëmijët janë viktima kryesore e katastrofës së krijuar nga kriza në Siri. Kjo kategori e shoqërisë siriane pa pasur asnjë ndikim në nisjen apo përhapjen e luftës, është kthyer në viktimën kryesore të saj.

Antoni Lik drejtori ekzekutiv i UNICEF, pasi shprehu shqetësimin nga gjendja humanitare në qytetin Alepo ka thënë se mbi 100 mijë fëmijë janë bllokuar në zonat lindore të qytetit për shkak të luftës, ndërkohë që 35 mijë persona janë shpërngulur për në zonat perëndimore. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka thënë se fëmijët sirianë janë përgjakur për shkak të sulmeve të avionëve amerikanë.

Bashar Xhaafari, përfaqësuesi i Sirisë në OKB në takimin e KS të OKB, ku është trajtuar gjendja humanitare në Lindjen e Mesme ka thënë: Ata që gjoja pretendojnë se janë miq të kombit sirian, janë përgjegjësit kryesorë të vuajtjeve të këtij kombi dhe avionët luftarakë amerikanë kanë përgjakur dhe groposur fëmijët e shkollave gjatë sulmeve në qendrat mësimore në qytetin Alepo. Bashar Xhafari shtoi se disa vende anëtare të koalicionit të kryesuar nga Amerika, plotësojë nevojat financiare të terroristëve që luftojnë kundër kombit sirian ndërsa disa të tjerë trajnojnë terroristët. Me këtë rast përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka parashtruar pyetje se si Abu Sauhaib nga Libia, Abu Xhun nga Britania, Abu Moadh nga Turkmenistani, Abu Abdul’rahman nga Kanadaja janë kundërshtarë të moderuar?  Xhaafari shtoi se sanksionet e padrejta kanë shtuar vuajtjet e popullit sirian dhe bombardimet e koalicionit anti-terrorizëm i ka shkaktuar më shumë se 2 miliard dollarë dëme Sirisë.

Pas më shumë se pesë vite rezistencë, terroristët në Siri kanë dorëzuar qytetin e Darajas, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit Damask. Pas një marrëveshjeje të arritur, 700 terroristë pranuan që të dorëzojnë armët dhe të largohen, ndërkohë që afro 4.000 qytetarë do të qëndrojnë në disa kampe të ngritura nga autoritetet siriane. Zyrtarët e Damaskut e kanë cilësuar këtë operacion një tjetër sukses. Ushtria siriane ka arritur që të marr nën kontroll qytetin e Darajas, pasi kishin më shumë se katër vite që e kishin rrethuar zonën. Marrja e qytetit Daraja është parë si një tjetër operacion i suksesshëm i forcave qeveritare të cilat kanë zhvilluar operacione të shumta ushtarake me mbështetjen e forcave ruse. Ndërkaq, kohët e fundit Turqia ka filluar sulmet brenda territorit sirian dhe një veprim i tillë ka shkaktuar reagime te shumta.

Ministria e jashtme e Sirisë operacionin e ushtrisë turke në veri të Sirisë e cilësoi si shkelje të sovranitetit kombëtar të Sirisë. Duke reaguar ndaj inkursionit të ushtrisë turke në brendësi të territorit sirian, qeveria e Damaskut deklaroi se lufta kundër terrorizmit në territorin e Sirisë nga cila do palë qoftë, duhet të kryhet në koordinim me qeverinë dhe ushtrinë siriane. Hyrja e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë turke në territorin sirian, nën përkrahjen ajrore të avionëve amerikanë, është një veprim i dënueshëm dhe shkelje flagrante e sovranitetit kombëtar të Sirisë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme të Damaskut.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image