Politikanët më të pasur në botë për vitin 2016

  • 28 August 2016 - 17:31
Politikanët më të pasur në botë për vitin 2016

Një politikan është përfaqësues i qeverisë apo opozitës, që punon për mirëqenien e popullit. Në demokraci politikanët zgjidhen me votë të lirë, por në aristokraci familjet mbretërore sundojnë vendin. Ja një përshkrim i politikanëve më të pasur në botë për vitin 2016, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

1- Michael Bloomberg (37.2 miliardë dollarë) 33,23 miliardë euro

Michael Bloomberg aktualisht është politikani më i pasur në botë! Michael jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte edukuar nga shkolla e njohur në Harvard. Ai ka punuar në mirëqenien e Nju-Jorkut dhe si prefekt i këtij vendi ka ardhur me disa projekte zhvillimore. Njerëzit e Nju-Jorkut e adhurojnë, ndërsa që po ashtu po rritet edhe pasuria e tij. 

Image

2 - Abdullah Bin Abdul Aziz (21 miliardë dollarë) 18.76 miliardë euro

Është shumë e vërtetë se pasuria ju takon sheikëve të Arabisë. Kanë burime të naftës që mund të mposhtin personalitetet dominuese në botë. Abdullah bin Abdul Aziz është politikani i dytë më i pasur në botë. Ai është Mbreti i Arabisë Saudite. Në vitin 2005, atij i ishte dhënë titulli i Mbretit. Mbreti kontrollon këshillin e ministrave dhe ka postin e kryeministrit. Garda Kombëtare pranon urdhra dhe komandën nga Abdullah Bin Abdul Aziz.  

Image

3 - Hassanal Bolkiah (20 miliardë dollarë) 17.86 miliardë dollarë

Hassanal Bolkiah ka lindur në Brunei, Banderseri Begavan. Që nga viti 1967, ai ishte sulltani i Brunei dhe posedon resurset e veta prej gazit dhe naftës. Sulltani ka një jetë dhe stil të hatashëm dhe jeton në rezidencën e tij "Istana Nurul Iman". Ky pallat përfshihet në pallatet më të jashtëzakonshme dhe më të mëdha në botë. Jo vetëm se është i falshëm për pasurinë e tij, por ka edhe një koleksion të veturave të shtrenjta. Posedon 8.000 vetura dhe ka paguar rreth 789 milionë dollarë.

Image

4 - Sonia Gandhi (19.2 miliardë euro) 17.15 miliardë euro

Sonia Gandhi ka nacionalitetin e dy shteteve. Nga lindja, ajo ka nënshtetësinë italiane, por ishte martuar me Rajeev Gandhi dhe shkoi në Indi. Pas vdekjes së Rajeev Gandhi, ajo iu bashkua politikës. Tani, ajo është lidere kongresit nacional. Ajo i ka shërbyer vendit si pjesëtare e partisë dhe presidente e vendit. Sonia ka luajtur rol të madh në modifikimin e gjendjes së vendit, por edhe të partisë së saj. 

Image

5 - Khalifa Bin Zayed Al Nahyan (19 miliardë) 16.97 miliardë euro

Ta shikojmë kush është ky person me këtë emër qesharak. Bin Zayad Al Nahyan është presidenti i mirë njohur i Abu Dhabi. Ai është udhëheqësi i fondit më t pasur i njohur si "Abu Dhabi Investment Fund". Është e mahnitshme që 97.8 milion dollarë rezerva të vajit kontrollohen nga Zayad Al Nahyan. 

Image

6 - Vladimir Putin (18.4 miliardë dollarë) 16.43 miliardë euro  

Vladimir Putin është politikani më i famshëm në Rusi. Ai ka shërbyer në qeverinë e Rusisë për tre herë. Ai u bë president rus më 2012. Ai është i falshëm për stilin e mahnitshëm të jetës. Ai posedon 58 aeroplan, 4 jahte, 20 shtëpi. Revista "Time Magazine" i dha çmimin si personi i vitit më 2007. 

Image

7- Savitri Jindal (13.2 miliardë euro) 11.79 miliardë euro

Savitri Jindal i takon Indisë dhe konsiderohet si zonja më përparimtare në Indi. Posedon më shumë se 13.2 miliardë asete. Savitriështë anëtare e asamblesë së Haryana-s. Është interesant fakti se ajo bën pjesë në listën e Nënave më të Pasura, pasi që ka 9 fëmijë. Ishte politikania më e pasur në vitin 2014

Image

8 - Zong Qinghou (10.8 miliardë dollarë) 9.65 miliardë euro

Sikurse po tregon edhe emri, Zong Qinghou vjen nga Kina. Ai është një nga anëtarët e "National Council". Për më shumë, Zong është shef ekzekutiv i grupit mirë të njohur. Megjithëse është personi më i pasur në Kinë, ai shpenzon vetëm 20 dollarë në ditë. 

Image

9 - Serge Dassault (8 miliardë dollarë) 7.15 miliardë euro

Serge Dassault është francez. Ai përfshihet në Listën e Politikanëve më të Pasur për 2016. Jo vetëm se kryeson "Dassault groupe", por është edhe senator. "Le Fijaro" është gazeta më e famshme, pronë e Serge. Ai respektohet shumë në vendin e tij, falë angazhimit të tij, në ndihmën që dhuron për të prekurit nga kanceri dhe fëmijët invalid.

Image

10 - Silvio Berlusconi (7.8 miliardë dollarë) 6.97 miliardë euro

Silvio Berlusconi është pjesë e Parlamentit italian. Karriera e tij ka filluar si shitës i fshesave elektrike. Më pas kishte filluar biznesin e tij. Më 1970, Silvio Berlusconi ka inauguruar kompaninë me më së shumti ndikim media. Berlusconi i ka shërbyer për një kohë të gjatë vendit dhe është tërhequr më 2011. 

(Kosova Sot)