Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

  • 28 August 2016 - 20:14
Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të shoqërojë Kosovën gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën pasdite dhe te enjten ka mundësi që të ketë riga lokale shiu, meqë mbi vend do të ketë kalim vranësirash të cilat do të rrisin intensitetin e zhvillimit në mesjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

(Kosova Sot)