Gjendet një pako e dyshimtë në Sauk, pritet ndërhyrja e qenit antieksploziv

  • 28 August 2016 - 20:23
Gjendet një pako e dyshimtë në Sauk, pritet ndërhyrja e qenit antieksploziv

Mbrëmjen e sotme një alarm për një pako të dyshimtë është dhënë në Policinë e Tiranës.

Qytetarët kanë njoftuar për një pako të dyshimtë në Sauk në rreth rrotullimin e Sanatoriumit.

Mësohet se pakoja është rreth 20 me 40 centimetra dhe është e mbështjellë me plasmas.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë nisur hetimet.

Pakoja e dyshimtë është gjetur në trotuar pranë një servisi makinash. Aktualisht është bllokuar zona ku është njoftuar pakoja.

Njoftimi i Policisë

Eshte marre nje telefonate rreth ores 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellur me natriban, me përmasa 20-40cm.

Shërbimet policore në vëndngjarje,kanë rrethuar vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet proçeduriale.

(Kosova Sot)