Labi për Mushtishtin: Serbët s’mund të vijnë si pashallarë!

  • 28 August 2016 - 20:49
Labi për Mushtishtin: Serbët s’mund të vijnë si pashallarë!

Labinot Tahiri ka reaguar pas rastit të sotme në Mushtisht, kur disa banorë të këtij fshati pamundësuan hyrjen e disa serbeve në këtë pjesë për të kremtuar një festë ortodokse.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Labi ka thënë se serbët mund ta vizitojnë Kosovën, mirëpo jo të vijnë si pashallarë

“Nuk na e kanë djegur të gjithëve, se sot ish dashtë krejt Kosova në këmbë të qohet jo vetëm për Mushtisht, por për Krushe te madhe për Gjakovë dhe më tutje ku vranë e masakruan brenda natës me qindra burra e djem tanë. Respekt për Protestën e mllefosur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I vetmi popull që jemi duke ‘mbajtur’ rërën( zallin) e pa merituar në këtë jetë! Në botën tjetër me varrimin tonë le të është çfarëdo qoftë rërë apo baltë.

A shkon jeta duke parë serbët duke ardhur si me qenë pjesë e asgjëje të keqe në Kosovë! Po mirë, mund edhe të vijnë, por jo si pashallarë e deri aty në atë pikë duke mos ndje keqardhje për atë se çfarë kanë bëre mbi ne, mbi trupat e pafajshëm të shqiptarëve me dekada e shekuj.  

Nuk e di se pse dikush nuk organizohet dhe t’i marrim nënat dhe bijat tona, ato të cilat sot janë gjallë dhe i kemi në Kosovën tonë të dhunuara e që janë të gjalla bile të ua kujtojmë se ne edhe pse kishim luftë nuk dhunuam vajza e nëna Serbe, ndërsa ju na poshtëruat me themel.

Lufte frontale kishim, por fëmijë e pleq, UÇK-ja dhe shqiptarët nuk e kemi zakon dhe nuk masakroi e nuk vrau fëmijët e pleqtë! Pra serbët të cilët po vijnë nga atje, si të është akoma koha e Milloshevicit po vijnë, kështu nuk mund të ndjehemi kokë përpjetë i dashur vëlla shqiptarë. Jo more Bacë me ngadalë......! Këtu ka një rregull, po nuk kërkuan falje dhe nuk u dënuan ata që përdhunuan mbi 25.000 vajza e gra, mbi 1800 të zhdukur që janë e te cilët nuk janë gjetur akoma nuk bën të lejohen KRIMINELET të shëtisin si në tokë të babës. Për ne ata kanë lënë një gjurmë "GJENODCID", mbi shqiptarët .

E çmoj shumë mllefin e familjeve atje në Mushtisht dhe ne të gjitha vendet tona ku janë akoma me plagë të mëdha në zemër.

Nuk na e kanë djegur të gjithëve, se sot ish dashtë krejt Kosova në këmbë të qohet jo vetëm për Mushtisht, por për Krushe te madhe për Gjakovë dhe më tutje ku vranë e masakruan brenda natës me qindra burra e djem tanë. Respekt për Protestën e mllefosur.  Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

(Kosova Sot)