Nisma akuzon Qeverinë se ka humbur ndjeshmërinë me popullin

  • 28 August 2016 - 21:13
Nisma akuzon Qeverinë se ka humbur ndjeshmërinë me popullin

Partia e Fatmir Limajt ka reaguar ndaj incidentit të sotëm në Mushtisht të Suharekës, ku banorët e fshatit nuk lejuan që serbët të ktheheshin në fshat pa kërkimfalje dhe dhënie llogari për krimet e bëra gjatë luftës.

Sipas Nismës për Kosovën, "ajo çka u pa... tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin".

Nisma ka thënë nëpërmjet një komunikate se "në vend që qeveria të angazhohet për fatin e të pagjeturve dhe familjarëve të tyre tiu ipet përgjigja të cilën janë duke e pritur qe 18 vite, ky pushtet përkundrazi po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës".

Sipas Nismës, "përplasja e sotme e policisë me popullin edhe njëher tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet".

"Sot qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta,  të drejta dhe humane. Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësis dhe ta marrin dënimin e merituar. Çdo tentim për ti dhënë kahje tjetër kësaj proteste të qytetarëve të Mushtishtit është e papranueshme dhe qëllimkeqe. Përpjekja e këtij pushteti që ti kapërcej dhe ti qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazoj vikitimën dhe xhelatin siq kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp", thuhet në komunikatën e Nismës.

Sipas partisë së Fatmir Limajt, "paqja dhe mirëkuptimi vjen kur drejtësia shkon në vend për secilin".

(Kosova Sot)