Dita e të Zhdukurve shënohet me tryezë “...Rasti i Kosovës”

  • 29 August 2016 - 09:50
Dita e të Zhdukurve shënohet me tryezë “...Rasti i Kosovës”

Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, njoftojnë për aktivitetet me të cilat sot e nesër do të shënohet Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.

Aktivitetet e planifikuara për shënimin e 30 Gushtit–Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, janë të përshkruara në vijim:

- 29.08.2016, ora 11:55, organizimi i Tryezës me temën: ‘Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur – rasti i Kosovës’

- 30.08.2016, ora 09:30, vendosja e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës)

- 30.08.2016, ora 11:00, Tubimi Qendror, në Merdar, Komuna e Podujevës.

(Kosova Sot)