Partia Socialiste dhe VV-ja sot protestojnë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

  • 29 August 2016 - 10:21
Partia Socialiste dhe VV-ja sot protestojnë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

Mbështetës dhe anëtarë të VV bashkë me zyrtarë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama sot kanë paralajmëruar protestë kundër demarkacionit me Malin e Zi në ora 12:00 para Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

"Para Ambasadës së Kosovës në Tiranë (pranë lulishtes së "Vëllezërve Frashëri" në bulevard) një grup i profesorëve e aktivistëve organizojnë Tubimin protestues kundër Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.Pjesëmarrësve do t’u drejtohen me fjalime edhe një Delegacion nga Peja me përfaqësues të banorëve të Rugovës e fshatrave në kufi me Malin e Zi.Pas fjalimeve do të paraqitet Deklarata drejtuar institucioneve të Kosovës, në veçanti deputetëve për të mos ta votuar këtë marrëveshje, ku humbin 8200 ha tokë shqiptare", shkruan Dejona Mihali nga VV.