KUR ”Prishtina” zgjatë orarin e punës për shkak të faljes së borxheve publike

  • 29 August 2016 - 10:41
KUR ”Prishtina” zgjatë orarin e punës për shkak të faljes së borxheve publike

Nga dita e sotme deri më 2 shtator, stafi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, do të zgjasë orarin e punës deri në orën 18:00.

Kjo sipas këtij ujësjellësi po bëhet për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve të cilët po nxitojnë që të përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve publike.

“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” sh.a., zyra për konsumatorë në drejtorinë qendrore, njofton të gjithë konsumatorët që orari i punës, nga dita e sotme e deri të premten më 2 shtator 2016, do të zgjatet deri në orën 18:00.Krejtë kjo për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve për ta shfrytëzuar të drejtën ligjore që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, në kuadër të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili do të shfuqizohet pas pesë ditëve”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Kjo kompani ka rikutjuar se që nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).

“Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR ”Prishtina”sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikmëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike”, thuhet më tutje në njoftim.

KUR “Prishtina” ka ftuar edhe njëherë përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, të vijnë me kërkesat e tyre në KUR”Prishtina”, në secilën komunë veq e veq, sepse kanë mbetë vetëm edhe 5 ditë.

(Kosova Sot)