Eron Agaj u pranua pa shenja jete në spital, Arianit Gashi ende në gjendje kritike

  • 29 August 2016 - 14:34
Eron Agaj u pranua pa shenja jete në spital, Arianit Gashi ende në gjendje kritike

Mjeku kujdestar në QKUK Naser Syla ka konfirmuar për gazetën “Kosova Sot”, vdekjen e njërit prej të plagosurve sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Ai ka thënë se sot rreth orës 11:30 janë pranuar dy persona në QKUK, njëri pa shenje jete.

Syla ka thënë se është ekipi mjekësor ka bërë përpjekje për t’ia kthyer ritmin e jetës të riut Eron Agaj, por pa sukses.

Për Arianit Gashin, të plagosurin tjetër, Syla ka thënë se gjendet ende në sallë të operacionit, dhe se gjendja e tij mbetet kritike.

(Kosova Sot)