Ky është versioni i policisë për vrasjen që u bë sot te Parku i Qytetit

  • 29 August 2016 - 14:47
Ky është versioni i policisë për vrasjen që u bë sot te Parku i Qytetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja te Parku i Qytetit në Prishtinë, ka ndodhur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin  Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot kemi pranuar një informacion se te Parku i Qytetit ka pasur një gjuajte me armë. Si pasojë, dy persona janë dërguar në QKUK, por njëri nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve”, ka thënë Ahemti, duke shtuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë rreth orës 13:00.

Ahmeti  ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe detajet e tjera do t’i japë gjatë ditës.

(Kosova Sot)