Shtyhet seanca për demarkacionin me Malin e Zi

  • 29 August 2016 - 14:54
Shtyhet seanca për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca plenare e 1 shtatorit, ku do të votohet pë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, shtyhet për një orë e gjysmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Arsyeja e shtyrjes, sipas njoftimit është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it.

"Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare", thuhet në njoftim.

Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30.

(Kosova Sot)