SHBA: Të marrin fund luftimet turko-kurde

  • 29 August 2016 - 16:15
SHBA: Të marrin fund luftimet turko-kurde

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur qëndrim rreth konflikteve në Turqi dhe në Siri. SHBA-ja thotë se luftimet mes Turqisë, kryengritësve që mbështesin turqit dhe forcave kurde në veri të Sirisë, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

“Përleshjet dhe përplasjet në zonat, ku nuk janë të pranishëm militantët e ISIS-it janë të papranueshme. Konfliktet e tilla nuk shërbejnë për paqen në Lindjen e Mesme”, ka shkruar në “Twitter”, një zyrtar i SHBA-së, i dërguar në këto vende, raporton BBC.

Ankaraja ka thënë se do të luftojë kurdët dhe anëtarët e ISIS-it, duke theksuar se ata janë organizata terroriste. Forcat turke të sigurisë kanë luftuar për dekada me radhë kurdët në Turqi, ndërsa këta të fundit kanë kryer një sërë sulmesh, sidomos në rajonet policore

(Kosova Sot)