I heq burkinin "myslimanes", ja si reagojnë britanikët (Video)

  • 29 August 2016 - 16:24
I heq burkinin

Në Britaninë e Madhe nuk ka pasur asnjë ndalim për burkinin, veshjen e grave myslimane në plazh, sikundër ndodhi në disa qytete të Francës.

Në një eksperiment social të bërë në plazhet e Britanisë së Madhe, shfaqet një polic i cili i heq forcërisht burkinin një gruaje, që në këtë rast ishte thjesht një aktore.

Polici i thotë gruas: “Çohu, të lutem. A mund ta heqësh këtë gjënë, të lutem? S’lejohesh ta mbash në plazh. Dukesh si terroriste”. Gruaja me burkini e refuzoi kërkesën tij duke u përgjigjur: “Nuk do ta heq. Unë jam e lejuar të vesh çfarë të dua”. Reagimi i njerëzve në plazh ishte vërtet solidar me gruan në fjalë. “Ajo është myslimane. Mos diskrimino fenë e saj. S’mund ta bëni këtë gjë. Këto janë gjepura”.

Reagimet e njerëzve tregojnë shumë mbi faktin që Britania e Madhe është një model i mirë për bashkëjetesën mes njerëzve të feve dhe kombësive të ndryshme.

(Kosova Sot)