Shqiptari masakron me shkop gruan, pastaj lahet në shatërvan

  • 29 August 2016 - 17:16
Shqiptari masakron me shkop gruan, pastaj lahet në shatërvan

Goditjet brutale me shkop në sallonin e banesës i kanë marrë jetën sot një 67-vjeçare shqiptare me iniciale B.P. në Contrada San Biagio në Caramagna Piemonte, Cuneo, Itali.

Pasi u vrau, kufoma e saj u la aty mbuluar në gjak, raportojnë mediat lokale.

Aktualisht, po merret në pyetje bashkëshorti i viktimës, një 71-vjeçar po shqiptar, i cili është ndaluar me akuzën e vrasjes së të shoqes.

Ai u kap 500 metra nga banesa e tij, në sheshin e qytetit, në gjendje të rënduar psikologjike. 71-vjeçari ishte larë në një shatërvan për të eliminuar njollat e gjakut.

Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Në të njëjtën ndërtesë jetonin edhe katër familje të tjera.

Ishin fqinjët, ata të cilët rreth orës 11:30, që lajmëruan policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima.

Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.

Pranë saj ishte ende shkopi me të cilin ajo ishte goditur disa herë. Në vendngjarje, mbërriti dhe autoambulanca, por gruaja kishte vdekur me kohë.

Meku ligjor ka gjetur në kufomën e viktimës shumë shenja traume.

Fqinjët u thanë karabinierëve se kishin parë 71-vjeçarin me shkop në dorë në dalje të banesës dhe më pas teksa largohej me shpejtësi.

Tanimë, ai po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e asaj që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Çifti mbërriti në Piemonte në vititn 1991 dhe ishte integruar plotësisht në shoqëri, thonë disa banorë vendas. At kishin punuar në të kaluarën, por tanimë ishin në pension.

Çifti ka tre fëmijë të rritur, të cilët shkuan në Caramagna, pasi mësuan për vrasjen e nënës së tyre. 

(Kosova Sot)