Anglia dërgon anije luftarake në Gjirin Persik në mbështetje të anijeve amerikane

  • 29 August 2016 - 18:29
Anglia dërgon anije luftarake në Gjirin Persik në mbështetje të anijeve amerikane

Ministria e mbrojtjes e Anglisë njoftoi dërgimin e anijes luftarake 1 miliard paund HMS për të mbështetur anijen luftarake të Amerikës në Gjirin Persik.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e mbrojtjes thuhet se përgjegjësia e kësaj anije është mbrojtja e aeroplanmbajtëses amerikane gjatë sulmeve me avionë kundër ISIS në Irak dhe në Siri. Anija lutarake angleze ka një ekuipazh prej 190 marinarësh dhe ajo do të niset për në gjirin Persik ditën e premte. Majkëll Falon ministër i mbrojtjes i Anglisë ka thënë se dërgimi i kësaj anije dëshmon për seriozitetin e ushtrisë angleze për të bashkëpunuar në luftën për shkatërrimin e plotë të ISIS.

Ndërkohë pjesëtarë të ushtrisë angleze janë duke trajnuar ushtarët irakianë ndërsa marinsat anglezë do të japin mbështetje avionëve të koalicionit në gjirin Persik gjatë sulmeve ajrore kundër ISIS. Ndërkohë sipas gazetës angleze Indipedent, dërgimi i anijes angleze në Gjirin Persik mund të nxisë konflikte në këtë rajon.

Anija angleze HMS është e pajisur me radarët më të rinj detarë në botë dhe ajo ka kapacitet të lëshojë raketa në dy objektiva të ndryshme në ajër dhe në det.

(Kosova Sot)