Kultivimi kanabisit:SHISH dërgon raportin sekret te Krimet e Rënda

  • 29 August 2016 - 19:10
Kultivimi kanabisit:SHISH dërgon raportin sekret te Krimet e Rënda

Shërbimi Informativ Shtetëror vë në lëvizje Prokruorinë për Krime të Rënda, e cila ka nis hetimet mbi një raport voluminoz të pregatitur prej agjentëve të fshehtë, për zonat e kultivimit me cannabisit në Shqipëri.

Abc News ka mësuar se SHISH ka dorëzuar një raport të detajuar, për zonat ku kultivohet lënda narkotike dhe emra të personave që dyshohet si pronarë të tyre. Gjithashtu, burimet thonë se në këtë raport janë ngritur dyshime edhe për drejtues e inspektorë të Policisë së Shtetit, të cilët bashkpëunojnë me kultivuesit e hashashit në disa zona të Shqipërisë për mosasgjesimin e tyre.

Sipas këtij raporti, në zona të caktuara të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe veri, parcelat e mbjella me hashash ruhen me njerëz të armatosur të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me role të specifikauar për gjithsecilin, dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal” në kultivimin e lëndës narkotike.

Për këtë vepër, mësohet se është regjistruar edhe procedimi penale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda. Këto burime, i thanë ABC NEwS që në dosjen e SHISH-it janë evidentuar edhe disa emra konkret të drejtuesve të policisë, shefave komisariateve, e atyre të krimeve si dhe inspektorëve të zonave, të cilët bashkpëunojnë me kultivuesit e hashashit në zona të caktuara. Për këto emra dhe dosjen hetimre të kultivuesve të hashashit, zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda nuk preferon të prononcohet me arsyetimin se çështja është në fazën hetimore.

Nga ana tjetër, burimet thonë se pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, grupi hetimor ka kërkuar evidentimin e disa personazheve me uniformë policie, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me kultivuesit e hashashit. Edhe rasti i fundit në Kolonjë, ku Prokuroria e Korçës, ka proceduar dhe lëshuar urdhër-arrestet për disa efektivë policie mësohet se është pjesë e informacioneve të SHISH që më pas është ligjërur edhe nga Shërbimit i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Në operacionin e Prokurorisë së Korçës, jaënë asgjesuar rreth 17 mijë bimë narktoike në zonën e Ersekës ku dyshohet se kultivuesi kryesor i kanabisit ishte efektivi i policisë i arrestuar, Edvin Meko bashkë me ndihmësit Mariglen e Krenar Nuredini. Ndërsa me cilësinë e pronarëve dhe porositësve të lëndës narkotike janë arrestuar Jorgo Kristali dhe Gramoz Bejko.

(Kosova Sot)