As varret nuk lihen rehat në kufirin me Malin e Zi

  • 29 August 2016 - 19:14
As varret nuk lihen rehat në kufirin me Malin e Zi

"Në Qakorr janë mbi 40 varreza të shqiptarëve".

Nokshiqi thotë se disa malaziasve u pengojnë jo vetëm shqiptarët e gjallë, por edhe ata të vdekur, është dëshmuar edhe në vitin 2003. Ai kujton së në atë vit dikush nga pala malaziase mori një eksavaror dhe bëri rrafsh me tokë afro 40 varreza që gjenden në Qafë të Vraqevcit në bjeshkë të Nokshiqit, duke dëshiruar të fshijnë nga faqja e dheut çdo gjurmë shqiptare,raporton Gazeta Kosova Sot

Përderisa një Këshill i spektrit të gjerë rugovasish dhe të fshatrave të komunës se Deçanit dhe të Podgurit bënin biseda se si t'i kundërvihen demarkacionit të kufirit të Malit të Zi, vendim ky i cili do të shkojë për shqyrtim dhe miratim më 1 shtator të këtij viti, Avdi Nokshiqi, një 80-vjeçar, i cili po ashtu ishte pjesë e këtij Këshilli thotë se malaziasit nuk po i lënë të qetë as varret e të parëve të tij, të cilët prehen në tokat e tyre etnike, por që tani i takojnë shtetit malazez. 

Në Nokshiq ishe guri i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi Avdiu, ky nip i Sadri Bjarit të Rugovës, një trimi dhe patrioti e luftëtari të shquar rugovas në roje të kufirit, shpjegon për gazetën "Kosova Sot" se në vendin e quajtur "Qafa e Vraqevcit" në bjeshkë të Nokshiqit aty në Qakorr janë mbi 40 varreza të shqiptareve ku prehen edhe dëshmorë të Dukagjinit, Rugovës dhe Nokshiqit, të cilët ishin gurë kufiri në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. "Që nga viti 1999 e deri në këtë vit 2016 këto varreza nga persona të panjohur kinse për autoritet malaziase janë përdhosur tri herë. Në vitin 1999 kur na dëbuan nga Kosova me dhunë, dikujt nga malaziasit ju duk pak ajo, por deshi që të zhvendos edhe varrin e babait tim Brahë Zhujë Nokshiqit, ia kishin hequr dheun dhe kishin dashur që edhe dërrasat e varrit t'i heqin, por si duket edhe për së vdekuri ju frikuan eshtrave të tij dhe e kishin braktisur gjysmë të hapur varrin e tij", tregon i shqetë- suar për gazetën Avdi Nokshiqi.

Barbarizmat nuk kanë të ndalur Nokshiqi thotë se disa malaziasve u pengojnë jo vetëm shqiptarët e gjallë, por edhe ata të vdekur, është dëshmuar edhe në vitin 2003. Ai kujton së në atë vit dikush nga pala malaziase mori një eksavaror dhe bëri rrafsh me tokë afro 40 varreza që gjenden në Qafë të Vraqevcit në bjeshkë të Nokshiqit, duke dëshiruar të fshijnë nga faqja e dheut çdo gjurmë shqiptare. "Ata si duket nuk kanë të ndalur me barbarizmat e tyre", thotë ky 80-vjeçar dhe shton se para një muaji në po këto varreza kanë shtënë me armë zjarri në varrin e babait të tij Brahë Zhujë Nokshiqit dhe më pas e kanë përmbysur pllakën e varrit. Për të mos e lënë me kaq po dikush nga këta persona e kanë goditur me një plumb edhe pllakën e varrit të Hoshe Nokshiqit-Gjevukaj, e varrosur në ato varreza", kujton Avdi Nokshiqi. Ai tutje shton: Kur më njoftuan se ma kishin vrarë babën serish për së vdekuri duke shtënë në pllakën e varrit isha në Plavë dhe e denoncova në polici këtë vepër makabër, por edhe përkundër zotimeve se do të përpiqen për të zbuluar aktorët e kësaj vepre jam shumë skeptik se edhe ky rast do të përfundojë sikurse edhe dy veprimet kriminale të viteve 1999 dhe 2003", thotë për gazetën Nokshiqi. Ai shprehet se e di pëllëmbë për pëllëmbë kufirin me Malin e Zi. "E kam shkelur me këmbët e mia çdo cep të kufirit dhe po ju betohem në çka të doni se kufiri ka qenë Qafë të Qakorrit - Mokna, Gllogji, Furkzat e malë- sorëve, Stanishta e moçme, Maja e Smilevicës, Vrella e Smjal Ibrës, Qafa e Hajlës, Kulla e vjetër Zhlebit, Stanishta e Dobërdolit, emra këta që flasin shqip", shprehet i emocionuar Nokshiqi, i cili ka kundërshtuar gjithmonë këtë demarkim të kufirit nga ana e Komisionit shtetëror të Kosovës të prirë nga Murat Meha. 

(Kosova Sot)