Nga Homsi deri në San Diego: Familja nga Siria gjen strehë në Amerikë

  • 29 August 2016 - 21:37
Nga Homsi deri në San Diego: Familja nga Siria gjen strehë në Amerikë

Tani, ata kanë një shpresë të re për jetën. Familja e tij është midis 10,000 refugjatëve të tjerë, që po largohen nga Lindja e Mesme dhe po vendosen në Shtetet e Bashkuara,raporton gazeta Kosova Sot

Nadim Fawzi Jouriyeh është 49 vjeçar që profesion ka ndërtimin, me disa probleme me zemrën dhe që ka fëmijë për t'u kujdesur për ta. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai dhe familja e tij janë përfshirë në luftën civile. Luftë kjo që e la të shkatërruar Sirinë dhe ka vrarë shumë njerëz. Tani, ata kanë një shpresë të re për jetën.

Familja e tij është midis 10,000 refugjatëve të tjerë që po largohen nga Lindja e Mesme dhe po vendosen në Shtetet e Bashkuara. Të detyruar ta lënë shtëpinë e tyre në Homs, qytetin e tretë më të madh në Siri, i cili tash e disa muaj është në rrethim, familja Jouriyeh ia kishte dalë të largohej në Jordani. Këtë të hënë ata do të hipin në aeroplan dhe do të nisen për në Amerikë, si dhe shumë të tjerë që do t largohen për në Amerikë. I mbushur me frikë dhe gëzim Kur ishte pyetur nga "The Associated Press", rreth ndjenjave të tij rreth fillimit të një jetës së re në San Diego, Jouriyeh ka thënë se është i mbushur me 'frikë dhe gëzim, frikë rreth të panjohurës dhe jetës së re, por lumturi të madhe për jetën e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre'. Programi i strehimit përqendrohet në refugjatët vullnetar, përfshirë ata që ishin dhunuar apo torturuar, apo që ishin të sëmurë. Deri më tani rreth 5 milionë sirianë kanë ikur nga lufta civile në vend që nga viti 2011. Shumica prej tyre kanë mbijetuar në kushte të rënda në vendet fqinje, përfshirë Jordaninë, që është strehim për rreth 660,000 refugjatë nga Siria. Pranimi i refugjatëve nga Siria doli të jetë si një pikë e kuqe e nxehtë gjatë fushatës presidenciale amerikane. Donald Trump ka thënë se vala e re e refugjatëve në Amerikë sjell një valë të re të terrorit dhe sulme nga grupet islamike. 

(Kosova Sot)