Kritika ndaj "Trump Management" për diskriminimin kundër të zinjve

  • 29 August 2016 - 22:00
Kritika ndaj

Kompania kishte praktikuar refuzimin e qiramarrësve me ngjyrë.

Departamenti i Drejtësisë kishte filluar një hetim dhe, më 1973, kishin akuzuar "Trump Management" për diskriminim kundër të zinjve. Që të dy, Fred Trump, lideri i kompanisë, dhe Donald Trump, ishin të pandehurit. Ishte në ballinat e gazetave. Kur gjithçka kishte marrë fund, Trump kishte deklaruar fitoren e tij,raporton gazeta Kosova Sot

Ajo dukej si një qiramarrëse e zakonshme. Infermierja 33 vjeçe, e cila po jetonte në "Y.W.C.A." në Harlem, kishte shkuar të merrte me qira një dhomë në godinën ende të papërfunduar "Wilshire Apartments", te "Jamaica Estates". Ajo kishte plotësuar atë që agjenti kujton si "aplikacion i bukur". Ajo madje as që kishte dashur ta shikonte njësinë. Kishte vetëm një pengesë: Maxine Brown ishte zezake. Stanley Leibowitz, agjenti i qirasë, kishte folur me shefin e tij, Fred C. Trump. "Unë e kam pyetur se çfarë të bëj dhe ai më thotë, 'merre aplikacionin dhe vendose në sirtar dhe lëre aty'", kujton Leibowitz, tani 88 vjeç, i cili ishte ftuar në një intervistë. Ishte fundi i vitit 1963 - vetëm disa muaj para se presidenti Lyndon B. Johnson kishte nënshkruar pikë-referimin e Aktit për të Drejtat Civile - ndërsa burri i gjatë e me mustaqe, Fred Trump, po i ofrohej majave të karrierës në ndërtime. Ai ishte pranë kurorëzimit në kurorën e tij në perandorinë e tij: shtatë kulla me 23 dyqane, të quajtur "Trump Village", e përhapur në rreth 40 hektarë në Koni Ajlënd. Djali i tij Donald, 17 vjeç, shumë shpejt do të regjistrohej në "Fordham University" në Bronks, që jetonte në shtëpinë e prindërve të tij në Kuins dhe shumicën e kohës së lirë po shikonte ndërtimet e të atit derisa rrinte ulu në Cadillac-un e të atit, që kishte shofer me ngjyrë. "I ati i tij ishte idhulli i tij" kujton Leibowitz. "Sa herë që ai vinte te ndërtimet, Donald ishte pranë tij". 

Hetimi për diskriminim racor Në dekadën e radhës, derisa Donald J. Trump kishte rritur rolin në biznes, kompania kishte praktikuar refuzimin e qiramarrësve me ngjyrë. Departamenti i Drejtësisë kishte filluar një hetim dhe, më 1973, kishin akuzuar "Trump Management" për diskriminim kundër të zinjve. Që të dy, Fred Trump, lideri i kompanisë dhe Donald Trump, ishin të pandehurit. Ishte në ballinat e gazetave. Kur gjithç- ka kishte marrë fund, Trump kishte deklaruar fitoren e tij. Por një studim tjetër nga "New York Times" - që kishte marrë dosje nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Nju- Jork dhe dokumentet e gjyqit dhe intervistat me qiramarrësit, me aktivistët e të drejtave civile dhe prokurorë - kanë zbuluar një histori të gjatë të paragjykimeve racore, nëpër pronat e familjes dhe në Nju- Jork. Kjo histori është marrë si një kthesë e freskët me Trump-in duke bërë thirrje votuesve me ngjyrë, se ata duhet ta përkrahin atë karshi Hillary Clinton-it, të cilën ai e kishte quajtur fanatike. Përderisa nuk ka ndonjë fakt se ishte Trump personalisht që kishte rregulluar politikat rreth qiradhënies, ai ishte aty, duke punuar në zyrat te "Trump Management's Brooklyn", në fillim të verës 1968. Atëherë dhe tani, Trump ka mohuar të ketë pasur diskriminim racor në pronat e Trump-it. 

Asnjë zezak në pronat e Trump-it Përderisa Trump kishte refuzuar që të intervistohej rreth këtij artikullit, këshilltari i tij i përgjithshëm, Alan Garten, në një deklaratë ka thënë se nuk kishte "vlerësuar akuzat". Donald Trump shpeshherë ka folur për të atin e tij dhe ka thënë se krejt çfarë ka mësuar e ka mësuar prej tij. "Trashëgimia ime ka rrënjët e veta në trashëgimin e të atit tim", kishte thënë ai viteve të fundit. Fred Trump u fut në këtë biznes derisa ishte në të njëzetat e hershme të tij, derisa kishte ndërtuar shtëpi për fqinjët e tij në Kuins. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte ndërtuar shtëpi për punëtorët dhe personelin ushtarak në Norfolk. Pas luftës ai ishte kthyer në Nju- Jork, duke pasur ambicie më të mëdha për projekte më të mëdha, që ishin realizuar me ndihmën e huave të marra nga qeveria federale. Qiramarrësit i ishte bërë një pyetje se sa zezak kishin jetuar në pronat e ndryshme të Trumpit, ai thotë: "Në bazë të vetëdijes sime të shëndoshë, asnjë". 

(Kosova Sot)