Asnjë fitues në turin e parë të zgjedhjes së presidentit të vendit

  • 29 August 2016 - 22:51
Asnjë fitues në turin e parë të zgjedhjes së presidentit të vendit

Tre kandidatët presidencialë të Estonisë morën më pak se shumica e domosdoshme prej 2/3 të votave parlamentare për të fituar zgjedhjet.

Eiki Nestor i Partisë Socialdemokrate iu afrua më shumë rezultatit të kërkuar prej 68 votash, në një seancë plenare me pjesëmarrjen e 101 parlamentarëve duke marrë mbështetjen e 40 ligjvënësve, në një votim të fshehtë.

Ish-ministri i Arsimit, Mailis Reps i Partisë së Qendrës mori 26 vota, ndërsa Allar Joks i Partisë Pro Patria (IRL) mori 25 vota.

Deputetët do të votojnë nesër, në një raund të dytë dhe me shumë mundësi në një të tretë, gjatë të cilëve mund të nominohen kandidatë të rinj për postin e presidentit.

Fituesi do të zërë vendin e presidentit aktual, 62-vjeçarit Tomas Hendrik Ilves, i cili ka shërbyer për dy mandate pesëvjeçare.

(Kosova Sot)