Isufi: Nuk jam as me pozitën as me opozitën!

  • 29 August 2016 - 23:08
Isufi: Nuk jam as me pozitën as me opozitën!

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi, është shprehur i pakënaqur me lakimin e emrit të tij në një nga debatet televizive në Kosovë, me iden se është i afërt me partitë politike.

Ai mohoi se ka qenë i lidhur me ndonjë parti politike në Kosovë që nga viti 1999

“Unë me përgjegjësi morale dhe intelektuale deklaroj se asnjëherë pas vitit 1999 nuk kam qen i lidhur me asnjë parti politike të Kosovës e as tash”, tha ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Faceook.

Positmi i tij i plotë:

Të dashur miq
Me vonës u kyça në emisionin Zona B tek Baton Haxhiu, tek i cili në disa kontekste u përmend emri i im. Pa marrë parasysh se kush ishte mysafir në emision, diçka ishte interesante dhe e pa argumentuar. Unë me përgjegjësi morale dhe intelektuale deklaroj se asnjëherë pas vitit 1999 nuk kam qen i lidhur me asnjë parti politike të Kosovës e as tash. Nuk konsideroj që është morale dhe njerëzore etiketimi i emrit tim si i afërt i pozitës apo opozitës. Edhe pse jam njëri i kujdesshëm dhe parimor ndaj mos angazhimeve politike, përkundër lakimit të emrit tim në kontekst negativ prapë nuk pres kërkim falje. Kam qenë jam dhe do të jem gjithnjë në ofrimin e njohurive shkencore për dobi të çdo kujt.
Për pjesën tjetër do të deklarohem pasi të shoh të kompletuar emisionin.

(Kosova Sot)