Nesër Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, edhe 1666 të pagjetur

  • 29 August 2016 - 23:48
Nesër Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, edhe 1666 të pagjetur

Nesër është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur.

Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.

 Për nder të kësaj dite Kuvendi sot ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngris padi kundër atyre që kanë kryer krime pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë. 

Ndërkohë që nesër paradite për nder të Ditës së të Zhdukurve do të bëhen homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës.

(Kosova Sot)