Afër dy mijë vrasje për 15 vjet në Kosovë

  • 30 August 2016 - 08:54
Afër dy mijë vrasje për 15 vjet në Kosovë

Vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti kanë ndodhur 23 vrasje, të cilat kanë sfiduar sistemin e sigurisë  dhe drejtësisë në vend.

Se numri i vrasjeve është shtuar këtë vit tregojnë edhe statistikat zyrtare të Policisë.

Vitin e kaluar në këtë periudhë kanë ndodhur 11 vrasje, për dallim nga ky vit i cili përfshin 21 vrasje vetëm në këtë shtatë mujor, raporton televizioni lokal.

Ndërsa, brenda 15 vjet të pasluftës në Kosovë, përkatësisht, nga 99 e deri në 2014 kanë ndodhur rreth 1500 vrasje të motiveve të ndryshme.

(Kosova Sot)