Zuckerberg dhuron 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Itali

  • 30 August 2016 - 10:30
Zuckerberg dhuron 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Itali

Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, ka qenë dje në Itali, ku është pritur nga kryeministri Mateo Renzi dhe ka zhvilluar një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Gjatë një leksioni të mbajtur në universitetin “Luiss”, Zuckerberg njoftoi se do t’i dhurojë Kryqit të Kuq një shumë prej 500 mijë eurosh, si kontribut në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 24 gushtit.

Në profilin e tij në rrjetin social, Zuckerberg shkruan se përveç tërmetit në Italinë Qendrore, me kryeministrin ka diskutuar edhe mundësitë e rritjes së punësimit në vend.

(Kosova Sot)