Të arrestuarit për sulmin në Kuvend janë aktivistë të Vetëvendosjes

  • 30 August 2016 - 10:48
Të arrestuarit për sulmin në Kuvend janë aktivistë të Vetëvendosjes

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer thotë se ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

Mësohet se të arrestuarit janë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.

Të arrestuarit janë: Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Petrit Ademi, Astrit Dehari.

(Kosova Sot)