Në Japoni, rënie rekord e papunësisë në vetëm 3 %

  • 30 August 2016 - 14:44
Në Japoni, rënie rekord e papunësisë në vetëm 3 %

Niveli i papunësisë në Japoni vazhdon rënine me 0,1 pikë në korrik, duke arritur tre për qind të popullsisë aktive, falë një rënie të papunësisë në pjesën e femrave, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Muajin e kaluar, niveli i papunësisë i meshkujve mbeti i pandryshuar në 3,2 për qind por ai i femrave ra me 0,3 për qind, duke arritur 2,7 për qind.

“Kushtet e e punës mbeten jashtëzakonisht shumë të favorshme në korrik, ashtu si në muajin e mëprashëm, me 137 oferta për 100 kërkesa (kundrejt 136 në maj, 134 në prill dhe 130 në mars), e paparë ndonjëherë në një çerek shekulli,” sipas Ministrisë së Punës.

(Kosova Sot)