Nënë takon pas 50 vitesh bijën e saj, e kishte dhënë për adoptim (Foto)

  • 30 August 2016 - 14:58
Nënë takon pas 50 vitesh bijën e saj, e kishte dhënë për adoptim (Foto)

Një nënë është takuar me vajzën e saj për herë të parë, pasi ajo e kishte dhënë për adoptim. Molly Caldwell, 48 vjeçe nga Cincinnati në Ohio, kaloi fëmijërinë e saj duke thënë se kush ishin prindërit e saj biologjik, kujt i ngjante dhe personalitetin e kujt kishte marrë.

I vetmi informacion që Molly kishte, ishte se nëna e saj ishte adoleshente kur ajo lindi, nënë beqare dhe se e dha atë për adoptim sepse nuk mund t’i jepte një jetë të mirë.

Ndërkohë nëna e saj biologjike kishte bërë katër kushte teksa po jepte vajzën e saj: “E bija e saj do të shkonte në një familje me prindër që do ta donin, duhej ta dinte se është e adoptuar, duhej të rritej si katolike dhe duhej të edukohej në një shkollë katolike”.

Nëse këta kushte nuk do të realizoheshin, nëna do të refuzonte adoptimin nga agjencia dhe do të kujdesej për të bijën. Por Molly-t iu gjet një shtëpi e dashur me prindër Barbarah dhe Brian Donahue.

Molly kishte që në vitin 2000 që kërkonte nënën e saj dhe pas disa përpjekjeve të dështuara, ajo gjeti certifikatën e saj të lindjes. Nëna e saj biologjike është Rosie Marie Clagett, 67 vjeçe. Kështu pas 50 vitesh, që kur 48-vjeçarja u dha për adoptim, nënë e bijë u takuan me njëra-tjetrën. Tani që të dyja flasin çdo ditë në telefon dhe kanë një marrëdhënie të mirë.

(Kosova Sot)