Çifti që nuk u zhgënjye kur e adoptoi vogëlushin, ja pse (Foto)

  • 30 August 2016 - 15:01
Çifti që nuk u zhgënjye kur e adoptoi vogëlushin, ja pse (Foto)

Djali me emrin Trigg erdhi në jetë mes dilemave të mëdha prindërore dhe fati i tij u vendos prej tyre shumë shpejt, por ai ishte i trishtueshëm: Braktisje!

Prindërit biologjikë të Trigg deklaruan se nuk mund të kujdeseshin për të, kështu që vendosën ta braktisnin menjëherë pas lindjes, në një jetimore.

Kështu fëmija mbeti pa prindër biologjikë.

Por fati i buzëqeshi në derë të voglit, sepse prindër të tjerë edhe pse jo biologjikë, rendën të kujdesen për të, sapo mësuan se ishte braktisur.

Çifti Dreë e Stacey Langstraat, të cilët kanë dy vajza nga martesa e tyre, vendosën për ta marrë Triggun e vogël nga jetimorja, për përkujdesje pa afat.

Atyre iu bë e qartë se kjo nuk do të thoshte se fëmija do t’u jepej atyre për adoptim.

Çifti Langstraat u dashuruan menjëherë me Trigg-un e vogël, të cilin siç pohojnë, e kanë konsideruar gjithmonë si gjakun e tyre, si birin e tyre të dashur.

Ata tregojnë se në rastin e Trigg, e kanë të provuar se nuk është e thënë të kesh patjetër lidhje gjaku për t’u afeksionuar pas një bebeje. Ata u mësuan me njëri-tjetrin, u dashuruan dhe nuk bëjnë dot më pa njëri-tjetrin.

Ndaj ata që pak ditë pasi e morën për t’u kujdesur, aplikuan për ta adoptuar. Plot letra u bënë dhe shumë kohë pritjeje kaloi, duke i rritur nivelin e ankthit sa më shumë ata lidheshin.

Pasi kaluan më shumë se dy vjet, plot 884 ditë që kujdeseshin për Triggun, u vjen lajmi i mirë: Trigg u bë një anëtar i familjes Langstraat me të gjitha të drejtat si motrat e tij.

Gëzimi i prindërve, ishte dukshëm i madh: “Jemi të mbushur me lumturi. Më në fund, Trig është djali ynë”, - pohuan të çliruar ata pas ankthit mëse dyvjeçar.

(Kosova Sot)