PDK e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Hazirit: Qeverisja e tij është shumë e korruptuar

  • 30 August 2016 - 16:17
PDK e Gjilanit kërkon dorëheqjen e Hazirit: Qeverisja e tij është shumë e korruptuar

Kryesia e degës së PDK’së në Gjilan, përmes një komunikate për media kanë kërkuar dorëheqjen e Lufti Hazirit pas ngritjes së aktakuzës, i cili dyshohet për dallavere për parkingjet në Gjilan.
“Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, është vetëm një hap i drejtësisë për të parandaluar dhe dënuar shkeljet e shumta ligjore që janë bërë nga komuna e Gjilanit, përmes tenderëve që e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e varfër komunal”, thuhet në komunikatën e PDK’së në Gjilan.

Sipas tyre, ata ka kohë që e kishin denoncuar rastin në Polici. “Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, para dy viteve ka ngritur zërin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për shkeljet serioze që janë bërë me ankandin public të parkingjeve dhe me kohë ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Mirëpo, ndikimi i kryetarit të Gjilanit, në këtë institucion të drejtësisë përmes joshjes së punësimeve favorizuese të familjarëve të prokurorëve, ky rast ishte mbyllur ndaj tij”, thuhet më tutje.

Për këtë arsyeje, PDK’ja ka kërkuar dorëhejqen e Lutfi Hazirit.

“Prokuroria Speciale e shtetit, ka vazhduar hetimet pas kërkesës së asmableistëve të PDK-së në KK Gjilan, të cilat kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Gjilanit, i cili tashmë do të duhej të shqyrtojë pozicionin e tij si kryetar i komunës. “Punët e hajrit” paskësh qenë për Lutfi Hazirin, e jo për qytetarët e Gjilanit Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur poashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshme, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hajrit”. Po, “punë të hajrit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky sllogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot)